Bën “ligjin” në Spanjë, Myrto UZUNI kandidat për çmimin prestigjoz në La Liga
Shkruar nga NEWSPORT
Myrto Uzuni është padiskutim lojtari më i mirë në La Liga 2 në Spanjë. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me Granadan duke shënuar thuajse çdo javë dhe po ndihmon skuadrën e tij të arrijë zonën Play-Off për ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll.
Faqja zyrtare e La Liga ka publikuar momente më parë kadidatët për Lojtarin e Muajit dhe nuk mund të mungonte 27-vjeçari shqiptar që ka shënuar 3 gola në 3 ndeshjet e muajti shkurt. Në garë me të janë edhe Luis Rioja dhe Pedro Rodrigues por më i avantazhuar është sulmuesi kuqezi.