Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Bëm ndeshje të mirë”, Regi Lushkja i zhgënjyer për barazimin: S’e kuptuam as vetë çfarë ndodhi

Shkruar nga NEWSPORT
“Bëm ndeshje të mirë”, Regi Lushkja i zhgënjyer

Teuta dhe Tirana kanë barazuar 2 me 2 në “Niko Dovana”. Një super ndeshje që u duk se do përfundonte me Tiranën fituese, pasi kryesonte 0 me 2 deri në minutën e 79’. Lloci i Teutës shënoi dopietë, për të barazuar në mënyrë të pabesueshme.

Goli i Lushkja për bardheblutë, që ishte dhe i pari i sfidës ishte gjithashtu mjaft i bukur. Në përfundim të ndeshjes foli për mikrofonin e MCN vetë sulmuesi, që shënoi atë super gol për Tiranën.

Shenja në kofshë pas festimit.

Ishte shumë e vështirë sepse dhe Teuta kërkonte pikët e veta. Kemi bërë ndeshje të mirë. Për 2-3 minuta nuk e kuptuam çfarë ndodhi dhe na barazuan. Jam i kënaqur që shënova, fatkeqësisht nuk i morëm 3 pikë. E kisha bërë festën në stërvitje, e bëra për portierin e dytë Kozin.

Nuk isha sulmues i deklaruar por tip 10 ose 9 fals.

Festimi i Rimal Haxhiut.

Për të ardhur keq sepse bëri sprint mjaft të bukur. Kur ka goditur topin unë isha në kënd të drejt dhe m’u duk sikur po shkonte drejt rrjetës. Nuk e kuptova pse po festonte.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga