Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Bëj apel mos na dëmtojnë”, trajneri i Prishtinës shpërthen ndaj arbitrimit: Po na vjen goli edhe prej aeroplani

Shkruar nga NEWSPORT
“Bëj apel mos na dëmtojnë”, trajneri i

Ismet Munishi, trajneri i Prishtinës nuk ka qenë i kënaqur pas barazimit të ekipit të tij sot përballë Ballkanit. Munishi shprehu indinjatë ndaj arbitrimit duke u shprehu se është e disata herë që kjo i ndodh ekipi të tij. Sot ata barazuan 2-2 kundër Ballkanit të Ilir Dajës. Prishtina ishte në avantazh prej 2 golash, por Ballkani barazoi në fund 2-2. Në minutën e 99 ekipi i Dajës fitoi një penallti që u shndërrua në gol nga Rrahmani.

“Kampionati jonë është bërë kualitativ. Ka skuadra kualitative, luajnë futboll mirë”, shprehet Munishi. “Duhet të marrim masa taktike. Me qëllim e kam tërhequr ekipin në pjesën e parë. Në pjesën e dytë arritëm t’i shënojmë dy gola. Jam i kënaqur me angazhimin.

Kjo u bë e tepërt, u bë e tepërt kjo punë. Në Ferizaj na prishet VAR-i, në Klinë na vjen goli prej aeroplani. Me Dritën na bëhet penallti. E sata lojë që nuk ka kriter për ne. Bëj apel të mos na dëmtojnë. Po derdhim djersë, mund, dhe bëj apel të mos na dëmtojnë. Nuk janë këto rastësi. Kjo gabim, ajo gabim. Kampionati po vazhdon, pikët po shkojnë. Jemi në tranzicion, kemi lojtarë shumë të talentuar. Kisha pas dëshirë të na lënë të qetë të bëjmë punën tonë” ka përfunduar Ismet Munishi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga