Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Befason Kroacia, Perisiç gjunjëzon Spanjën

Shkruar nga NEWSPORT

607133077_DG_9834_50059155C48FFC78F94352242FAD1AB6_3349Kroaci-Spanjë 2-1

Shënues: Kaliniç 45', Perisiç 87'/ Moratta 7'

Formacionet

Kroacia: Subašić,Vrsaljko, Perišić, Ćorluka, Jedvaj, Rakitić , Srna, Rog, N. Kalinić, Badelj, Pjaca Trajner: Ante Cacic

Skema:4-5-1

Spanja: De Gea, Piqué, Busquets, Iniesta, Morata, Fàbregas, Ramos, Juanfran, Jordi Alba, Silva, Nolito Trajner: Vincente del Bosque

Skema: 4-3-3

Gjyqtarët: Björn Kuipers, Sander van Roekel,Erëin Zeinstra

Stadiumi: Stade de Bordeaux

 

Pjesa e parë: Një ndeshje e dyluftuar nga të dyja skuadrat, ku mundohen të kalojnë menjëherë në avantazh. Do të jetë pikërisht Alvaro Morata në minutën e 7' që çon peshë tifozerinë spanjolle. Loja sa vjen e zbukurohet. Kroatët mundohen të kundërpërgjigjen me Modriç në minutën e 14', ku e djathta e tij kap shtyllën e djathtë pingule të morataportierit spanjoll. Ndeshja është shumë e bukur dhe e shpejtë. Ekipet luftojnë për vendin e parë në grup. Spanjollët kërkojnë golin e dytë për të mbyllur takimin duke fituar disa këndore rresht, po pamundur të shfrytëzohen si duhet. Pjesa e pare duket se po mbyllet ne favor te spanjolleve. Kroatët mundohen me goditje nga larg, por pa rezultat. Në minutën e 45', kur u duk që pjesa e parë po shkonte në avantazhin e spanjollëve, është Kalinic ai që barazon rezultatin. Kështu mbyllet kjo pjesë e parë.

Pjesa e dytë: Pjesa e607133077_DG_0505_96E522B0562BC4AC4E0B1F616913988A_3349 dytë fillon pa zëvendësime në kampet respektive. Me Moratta-n në sulm, spanjollët janë më kërkues. Minuta e 54 dhe i përhershmi Moratta tenton me një goditje nga larg, por gjuajtja e tij lë për të dëshiruar. Tri minuta më vonë kundërpërgjigjet Pjaca për kroatët që bën të njëjtën gjë si Morata. Loja vazhdon të luhet fort nga të dyja skuadrat, një ndeshje e bukur për t'u parë. Ritmi i lartë i kësaj ndeshje bën që kampet respektive të mendojnë për të rifreskuar fushën. Spanjollët bëjnë dy zëvendësime duke nxjerrë nga fusha e lojës Moratta-n me Noliton, për Sorianon dhe Aduriz.  Brenda zonës në minutën e 70', kroatët shkaktojnë faull duke i dhuruar një 11-metërsh spanjollëve, ku merret përsipër nga Sergio Ramos, por portieri kroat tregon gatishmërinë duke mos i dhuruar kënaqsinë e një goli qendërmbrojtësit spanjoll. Ajo që nuk pritej, ndodhi. Është pikërisht interisti Perisiç që kalon në avantazh kroatët në minutën e 87'. Kroaci-Spanjë 2-1. Reagimi i spanjollëve nuk sjell asgjë duke shënuar humbjen e parë në këtë europian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga