
Përplasja më kombëtaren shqiptare e dy lojtarëve të përfaqësueses, Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi, ka sjellë një ftohje të marrëdhënieve ndërmjet tyre. Pas kthimit të kombëtares shqiptare në Tiranë ditën e djeshme, kanë filluar që të zbulohen edhe problemet dhe përplasjet që kanë ndodhur në kampin kuq e zi. Mësohet se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet në Francë. Ajo shishe e përplasur e Xhakës pas zëvendësimit nga De Biazi dhe ai rast i humbur i Gashit me Zvicrën, nuk i kanë lënë shije të mirë stafit teknik të kombëtares.
Kështu për shkak të një keqtrajtimi nga stafi i trajnerëve dhe përplasjes në heshtje, Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka nuk do t'i bashkohen kombëtares shqiptare për ndeshjet e ardhshme eliminatore për kampionatin botëror “Rusi 2018”. Këtë fakt e kanë pohuar vet lojtarët në fjalë, pasi nuk ndihen të respektuar dhe të trajtuar njësoj si lojtarët e tjerë. Kjo lë të hapur mundësinë që ata të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës, duke u bërë në këtë mënyrë lojtarët e parë që largohen nga Kombëtarja.
[gallery columns="1" size="full" ids="9149,9150"]