Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Befasohet Tirana, Aleksi largohet dhe firmos në Rrogozhinë

Shkruar nga NEWSPORT
Befasohet Tirana, Aleksi largohet dhe firmos në Rrogozhinë

Befasia mban emrin “Albano Aleksi”. Mesfushori i Tiranës duket se ka lënë në baltë bardheblutë ka zgjedhur të vijojë aventurën në Rrogozhinë. RTSH Sport raporton se mesfushori fierak ka gjetur akordin me drejtuesit dhe në orët në vazhdim do të firmosë kontratën e re.

Një lajm i papritur ky që vjen në një moment kur Aleksi kishte gjetur marrëveshjen me Tiranën për të vijuar me ta edhe për sezonin e ri. Madje ai doli në stërvitje me kryeqytetasit, por duhet theksuar se nuk ka pasur një firmë në kontratë.

Tashmë 30-vjeçari do të vihet nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova për të nisur përgatitjet për Kupat e Europës. Një lajm i papritur që vjen në një kohë kur gjërat dukeshin në rrugë të mbarë te 27-herë kampionët e vendit. Largimi i Aleksit padyshim që do të krijojë boshllëk të madh te Tirana.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga