Befasia mban emrin Shpëtim DURO, trajneri largohet nga Egnatia
Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia u mposht nga Kukësi 2-1 në Rrogozhinë ditën e djeshme, teksa kjo disfatë nuk është “kapërdi” lehtë nga drejtuesit të cilët kanë marrë vendimin drastik sa i takon trajnerit Duro.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale rrogozhinasit kanë njoftuar se Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i tyre për pjesën e mbetur të sezonit.
"KF Egnatia njofton se Shpëtim Duro nuk do jetë më trajneri i ekipit. Klubi e falenderon për punen e bërë dhe i uron suksese në karrierë”, shkruan Egnatia.