Kombëtarja shqiptare e Beachvolley për kategorinë U-20 është shpallur nënkampione e Ballkanit në turneun që u zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Edhe pse nuk u nisën si favorit, sportistët kuqezi treguan nivel të lartë sportiv, që përkthehet edhe në rezultate.
Dyshja kuqezi e përbërë nga sportistët Gesti Kapedani dhe Muharrem Deliu ishin thjeshtë fenomenal në këtë paraqitje, teksa në gjysëmfinale mposhtën edhe dyshen tjetër shqiptare, Redi Bakiri-Leonardo Doda (vendi i 4-t në fund të turneut). Ndërsa në finale, fitoi 2-0 dyshja rumune, që u shpall kampione e Ballkanit.
Gjithsesi, fakti që Shqipëria arriti të shkojë në gjysmëfinale me të dyja çiftet e saj është një rezultat pozitiv.
Rezultatet teknike (gjysmëfinale)
Kosova 1 - Rumani, 0-2 (18-21, 21-23)
Shqipëria 1 - Shqipëria 2, 1-2 (14-21, 21-16, 9-15)
Vendet 3-4
Kosova 1 - Shqipëria 1, 2-1 (21-16, 17-21, 15-11)
Finale
Rumani - Shqipëria 2, 2-0 (21-8, 21-14)

