Trajneri italian i skuadrës bavareze, Carlo Ancelotti është duke korrur suksese që në start me skuadrën e tij. Bayern Munichu ka fituar një tjetër miqësore dje me rezultatin e pastër 3-0. Ndeshja është luajtur kundër SpVgg Landshut, ku sërish trajneri italian aktivizoi 17-vjeçarin shqiptar Meritan Shabani.
Në minutën e 62 Shabani merr vendin e David Alabas, ndërkohë që mesfushori shqiptar luajti edhe kundër Manchester City-t. Në këtë takim golat u shënuan nga Alaba, Ribery dhe Haegler.
Poll