Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Bayern e dëshiron në ekip, talenti i Barcelonës mund të zgjedh, Moises: Ai ka zemër në këmbë

Shkruar nga NEWSPORT
Bayern e dëshiron në ekip, talenti i Barcelonës mund të

Bayern është shumë i interesuar mbi afrimin e Gavi në radhët e tyre. Problemi qëndron tek dëshira e lojtarit pasi është akoma i pavendosur për të ardhmen e tij. Në një emision të ESPN specialisti Moises Llorens ka vulos çdo gjë duke u shprehur: “Gavi është mëse i bindur të qëndrojë”.

Trajneri Xavi duket shumë i lumtur me lojtarin dhe i ka shprehur atij të gjithë “dashurinë” që ka për mesfushorin 18 vjeçar. Kjo pasi ai e hedh në fushë si titullar para shumë lojtarëve me eksperiencë si De Jong apo Kessie duke e kthyer në një titullar të padiskutueshëm, në 4 javë ka nisur nga minuta e parë.

Moises shtoi duke thënë: “Nuk më habit, e shoh atë të stërvitet çdo ditë. Kjo varet nga puna e vështirë, disiplina dhe zemra. Ai është lojtari më i mirë në fushë, kjo për shkak të intensitetit, luftimit, pasimeve, presionit të lartë që përballon, ai ka zemër në këmbë. Kjo më bën të mendoj që ai dëshiron vetëm të qëndroj në ‘Camp Nou’”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga