Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Batha "bie" në derbin e shqiptarëve, tre kuqezinj në fushë në kampionatin rumun (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Batha "bie" në derbin e shqiptarëve, tre kuqezinj në

Botosani ka mposhtur dje 2-1 në shtëpi UTA Arad. Në sfidën e javës së katërt të kampionatin rumun, në fushë ishin tre shqiptarët. Nga minuta e parë për Botosanin e kanë nisur kapiteni Enriko Papa dhe Realdo Fili, ndërsa për Arad ishte në fushë ish-kapiteni i Tiranës, Idriz Batha.

Tre shqiptarët kanë bërë një paraqitje të mirë, me fatin që në fund ka buzëqeshur për vendasin. Vetëm në fundin e ndeshjes, miqtë u kujtuan të rihapnin gjithçka por pa sukses për pikë. Duket se Papa dhe Fili janë konsoliduar te Botosani, ndërsa çdo ndeshje edhe Batha po bën lidërin në mesin e fushës, duke treguar se e meriton vendin e titullarit. Botosani kryeson kampionatin rumun pas kat/r javësh të luajtura.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga