Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bari i rënduar pas ndeshjes së Partizanit, Tirana ‘braktis’ Air Albania-n

Shkruar nga NEWSPORT
Bari i rënduar pas ndeshjes së Partizanit, Tirana

Tirana do të përballet me Dinamo Batumi nesër mbrëma në orën 20:00 për ndeshjen e parë kualifikuese të Conference League në ‘Air Albania’. Bardheblutë synojnë fitoren përpara tifozëve të tyre për të shkuar më pas në gjeorgji me një avantazh më shumë për kualifikimin.

Pas konferencës për shtyp që u mbajt në ‘Air Albania’, skuadra duhej të zhvillonte edhe stërvitjen e fundit si zakonisht në stadiumin e ndeshjes. Por, nuk do të ndodhë kështu pasi drejtuesit kanë vendosur të mos e rëndojnë akoma më shumë barin pasi vetëm në mbrëmjen e djeshme luajti Partizani ndaj BATE Borisov.

Në orën 20:00 do të zhvillojë edhe Dinamo Batumi stërvitjen e tyre në këtë impiant sipas rregullave të UEFA-s. 'Rradha' e Tiranës i binte që të zhvillonin seancën para kësaj ore, por temperaturat e larta bënë që stafi teknik të 'braktisë' këtë ide.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga