
Skuadra e basketbollit për meshkuj e Tiranës ka marrë sot një fitore të rëndësishme për kampionat. Bardheblutë mposhtën Kamzën me rezutatin 69-92. Kjo është fitorja e pestë rradhazi në kampionat e ekipit kryeqytetas dhe dëshmojnë edhe një herë formën e mirë që po kalojnë.
Hysenagolli dhe Davis ishin më të mirët e Tiranës duke realizuar nga 21 pikë secili. Takimin e ardhshëm Tirana do ta zhvillojë në Durrës përballë Teutës ditën e mërkurë.
Poll