
Angel Di Maria ishte pranë transferimit te Juventus. Por, e ardhmja e argjentinasit ka marrë tërësisht rrjedhë tjetër teksa në lojë është futur dhe Barcelona. Siç raporton “Il Messaggero”, trajneri Xavi Hernandez ka kërkuar në skuadër anësorin.
Atij i është bërë gati kontrata ku do të paguhet 7.5 milionë për një sezon. Edhe pse në moshën 34-vjeçare, Di Maria shihet si një nga futbollistët që mund t’i bëjë shumë punë katalanasve. Në fund të qershorit, ai del lojtar i lirë dhe kësisoj transferimi në Camp Nou është mëse i mundshëm.
Poll