Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Barazoi pa gola ndaj Teutës, Stavri Nica: Ekipet luftojnë për pikë, por jam i kënaqur me barazimin

Shkruar nga NEWSPORT
Barazoi pa gola ndaj Teutës, Stavri Nica: Ekipet luftojnë për

Kukësi barazoi përballë Teutës. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores, verilindorët barazuan 0-0.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Kukësi, Stavri Nica.

“Ekipet luftojnë për pikë, por jam i kënaqur me barazimin ashtu si erdhi loja. Në pjesën e parë ne ishim vonë në organizim në të gjitha fazat. Megjithatë pjesën e dytë ishte diçka më ndryshe. Skuadra luajti deri diku mirë. Pra skuadra ka filluar të marrë formë në veprime. Por ajo që më shqetësoi është se lojtarët duhet të përqendrohen tek detyrat. Sidomos lojtarët e huaj e kanë problem. Nuk kanë hyrë akoma në rrjedhën e duhur, në atë që më pëlqen mua. Gjithsesi ndeshje pas ndeshje po tregojmë që po krijohet një farë sigurie. Teuta ishte më e ekuilibruar dhe e rrezikshme”, u shpreh Stavri Nica.

-A mendon se lojtarët mund ta rrisin cilësinë?

“Sigurisht mendoj se kjo mund të ndodhë. Por dihet që gjithmonë ka vend për përmirësim. Por kampionati do pikët. Duhet të tregohem pak më pragmatist. Unë besoj tek skuadra”, tha më tej tekniku i Kukësit.

-Ke dy sulmues shumë të mirë, por a mund të luajnë bashkë ato?

“E kam menduar, por duhet që të vijnë në gjendje për të luajtur 90 minuta. Rashiti ka pasur probleme, por nuk diskutohet që ai është një sulmues me vlera. Duhet të jemi më shumë ofensivë që të ndihmojmë më shumë Rashitin apo Beshiraj. Por duhet të zgjidhim si fillim problemin fizik”, shtoi trajneri i verilindorëve.

-Katër pikë në dy ndeshje? Jeni i kënaqur?

“Sigurisht që jam shumë i kënaqur. Megjithatë njeriu nuk kënaqet asnjëherë. Sa më shumë aq më mirë”, e mbylli fjalën e tij trajneri, Nica.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga