Laçi-Teuta është mbyllur në barazim 1-1. Dy gola të shënuara në pjesën e parë nga Kallaku dhe Xhixha vulosën ndeshjen. Në fund të sfidës për “Supersport”, trajneri kurbinas, Armando Cungu u shpreh:
Barazimi? “Jam pjesërisht I kënaqur pasi luanim në shtëpinë tonë dhe duhet të merrnin maksimumin. Kishimi disa mundësi për shënim, por disa prej lojtarëve nuk kishin freskinë fizike. Nuk është pak të kthehesh të luash pas 3 muajsh dhe mungesa e tifozëve është një minus I madh për ne. Mendoj që mund të duhet të kishte disa tifozë me shkallë të ndara pasi kjo do t’I bënte mirë edhe lojtarëve.
Nuk kam çfarë të komunikoj me Lushkjan që kishte një rast të mirë për shënim. Ishin disa raste, edhe Teko nuk bëri një marrje të mirë të topit dhe kemi humbur vetë mundësinë e shënimit. Kishim bërë një ndeshje të mirë pas pësimit të golit dhe çdo gjë foli për ne”.
Zëvendësimet? “Nuk e nisëm pjesën e dytë siç duhet, por në të parën ishim më konkret. Pushimi I ndeshjes uli ritmin dhe kjo vjen pasi disa prej lojtarëve nuk kanë gjendjen e duhur fizike”.