Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ballkani jeton ëndrrën europiane, Ilir Daja nis punën në shtëpinë e Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
Ballkani jeton ëndrrën europiane, Ilir Daja nis punën në

Ballkani ka zbarkuar në Tiranë dhe ka gjetur strehë pikërisht në Arbanë, ku ndodhet dhe qendra stërvitore e Dinamos. Klubi suharekas ka gjetur mikpritjen e bluve, që kanë shpërndarë  pamjet duke i uruar fat në ndeshjen e së enjtes kundër Viktoria Plzen, sfidë që fillon prej orës 18:45.

Kujtojmë se Ilir Daja ka provuar vite më parë të jetë trajner i dinamovitëve, me të cilët dhe është shpallur kampion. Në vazhdim mund të lexoni shkrimin mikpritës nga klubi i Dinamos.

“Dinamo City hap dyert për miq specialë. Qendra stërvitore e klubit kryeqytetas në Arbanë ka pritur këtë të martë kampionët e Kosovës, Ballkanin.

Presidenti Adrian Bardhi shprehu menjëherë gatishmërinë për t’i ofruar Ballkanit jo vetëm fushën stërvitore, por gjithçka tjetër që ka kompleksi.

Ishte vërtet kënaqësi që Dinamo City të priste në shtëpinë e saj ekipin që po bën krenarë gjithë shqiptarët me pjesëmarrjen për herë të dytë në grupet e Ligës së Konferencës. Për me tepër që Ballkani drejtohet nga një dinamovit, si Ilir Daja. Po ashtu, edhe ndihmësi i tij, Artim Pollozhani, është shpallur kampion në Shqipëri me fanellën e Dinamos.

Klubi blu uron me zemër që kjo stërvitje në Arbanë t’i sjellë fat Ballkanit për ndeshjen e së enjtes me Viktoria Plzen në ‘Air Albania’”, shkruan klubi i Dinamos.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga