
Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshje të javës së 12-të të Superligës së Kosovës. Tre ndeshje mjaft interesante, por supersfida e kësaj jave ishte ajo mes Ballkanit të Ilir Dajës dhe Dritës.
Ekipi nga Suhareka fitoi me rezultatin minimal 1-0. Një fitore mjaft e rëndësishme për të besuarit e teknikut Daja që bëjnë një tjetër hap të sigurt drejt mbrojtjes së titullit, duke krijuar një diferencë prej 7 pikësh me vendin e dytë. Golin e vetëm të kësaj ndeshje e shënoi Lumbardh Dellova në minutën e 36’.
Në krahun tjetër Prishtina u “shtang” në transfertë duke u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga skuadra e Malishevës. Një humbje surprizuese për prishtinalitë që i dërgon këta të fundit në vendin e 5-të, ndërsa Malisheva i parakalon dhe renditet e 4-ta. Në ndeshjen tjetër Gjilani fitoi 2-1 në shtëpi përballë Ferronikelit.