Suksesi i Ballkanit në Conference League po trumbetohet me të madhe në Shqipëri. Kampioni i Superligës së Kosovës mposhti Sivasporin në fazën e grupeve në këtë kompeticion me rezultatin 4-3. I pari ekip shqiptar që merr për herë të parë 3 pikë në këtë nivel të Kupave të Europës.
Dhe si për t'i dhënë mesazhin se skuadra nga Suhareka është e gjithë shqiptarëve, ka menduar presidenti Arsim Kabashi. Trajneri Ilir Daja ishte në një lidhje direkte me panelin e Supersport në Shqipëri duke u prononcuar për triumfin fantastik. Në atë moment ndërhyn Kabashi që ndërpret teknikun kryeqytetas dhe bën me duar shqiponjën dykrenare. Çaste emocionuese por me konotacion të qartë: Trojet shqiptare nuk kanë kufij!
Poll