Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ballistët mesazh dashurie kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Ballistët mesazh dashurie kombëtares

Shkëndija e Tetovës ka dhuruar spektakël ndeshjen e sotme, por spektaklin më të madh e dhuruan tifozët në shkallët e stadiumit, të cilët përpos mbështetjes skuadrës së tyre, brohoritnin edhe për Kombëtaren Shqiptare. Ata kishin përhapur disa banera në stadium në të cilat shkruheshin "Ti Shqipëri më jep nder! Më jep emrin Shqipëtar", dedikuar Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Paraqitja historike e kombëtares Shqiptare nuk mund të harrohet kurrsesi nga gjithë shqiptarët kudo që janë. Megjithatë vlen për t'u theksuar fakti që edhe në vendin tonë u luajtën tre ndeshje të Europa League, por që nuk u shpalos asgjë e tillë nga tifo-grupet e skuadrave shqiptare. Ndoshta diçka e pamenduar nga ata, ose që mund t'i ketë rrëshqitur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga