Skuderia Ferrari arriti një fitore të madhe në garën hapëse të Kampionatit Botëror të Formula 1, në Australi. Sebastian Vettel mposhti Louis Hamilton edhe pse ky i fundit u nis nga vendi i parë. Një sukses që rrit optimizmin në kokëkuqen italiane, pasi mendojnë qe ky është viti i dukur për t'u rikthyer kampion pas vitit 2007.
E megjithatë Mercedes duke më i konsoliduar pasi është ende më i shpejtë. Louis Hamilton nuk e përtypi disfatë edhe pse e mbylli garën në vendin e dytë. Britaniku nuk kënaqet asnjëherë ku përpara tij është Sebastian Vettel. Të gjithë sytë janë në garën e Bahrain ku do të shikohet qartë tendenca dhe pritshmëritë e sezonit në sportin më të shpejtë në botë.
Poll
