Nesër do të startojë java e 27-të e Superiores. 3 sfida që zbresin në fushë dhe priten të dhurojnë emocione e spektakël. Kukësi do të presë Egnatian në shtëpi, kurse Vllaznia do të përballet me Bylisin. Këto 2 takime janë programuar të zhvillohen në orën 15:00. Ndërsa Teuta – Partizani është ndeshja e fundit e ditës së shtunë me përballjen që nis në orën 18:00.
E diela ka rezervuar dy takimet e tjera. Kastrioti – Laçi është një sfidë për “jetë a vdekje” e cila starton në orën 15:00. Ndërsa Tirana do të luajë kundër Erzenit në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Priten me interes të shihen se cilat do të jenë verdiktet e javës së 27-të me Superioren që risin nga puna pas pauzës së Kombëtares.
[caption id="attachment_686676" align="aligncenter" width="657"] Axhenda[/caption]