Abissnet Superiore do të luajë aktin e radhës pas përfundimit të javës së tretë të saj. Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka zgjedhur që 5 sfidat të luhen në tre ditë. Java e katërt do të çelet me derbin e kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit. Ky takim do të luhet të premten në orën 19:45 në stadiumin "Elbasan Arena".
Të shtunën është vendosur që të luhen Egnatia - Kastrioti në orën 13:45, si dhe Skënderbeu - Vllaznia në orën 16:45. Ndërkohë, Tirana - Laçi do të zhvillohet të dielën në orën 13:45, ndërsa Kukësi - Teuta do të vulosë fundin e javës së katërt në të njëjtën ditë në orën 16:45.

Poll