
Marash Kumbulla ishte një ndër mungesat e Kombëtares në stërvitjen e parë që është zhvilluar ditën e sotme. Mbrojtësi është përfshirë në listën e trajnerit Reja, por për momentin është bllokuar në Autoritetet kryeqytetase pasi sulmuesi Dezko rezultoi pozitiv me Covid-19.
Asnjë lojtar i Romës nuk është lejuar të largohet për në ekipet Kombëtare të paktën deri ditën e mërkurë. Federata shqiptare ka nisur kontaktet me Autoritetet lokale shëndetësore të Romës për të lejuar largimin e Kumbullës. FSHF-ja ka garantuar që Kumbulla do të udhëtojë me një avion privat në siguri maksimale e për këtë arsye kërkojnë që të japin dritën jeshile. Lajmi konfirmohet nga "TMË" që zbulon këto negociata të Federatës pasi Kumbulla shihet si një lojtar kryesor për formacionin e Kumbullës.