Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Auron MILOTI me “risi” te Vllaznia, fut në plan lojtarin e “harruar” dhe “mistrecin” e shkodranëve

Shkruar nga NEWSPORT

Vllaznia ka vijuar me seancën stërvitore ditën e sotme. Pas dy ditësh pushim, lojtarët janë kthyer në stërvitje ku do të përgatiten për ndeshjen ndaj Bylisit në shtëpi për javën e 27-të të Superiores, më 1 prill.

Kjo pauzë e Kombëtareve ka ardhur me ndryshime pas shkarkimit nga detyrë të Mirel Josës dhe zbritjes në pankinë të drejtorit Auron Miloti që tani merr zyrtarisht përgjegjësitë e kreut të pankinës. Nuk është një zgjidhje momentale por një emërim me të “drejta të plota” nga presidenti Xhaferri.

[caption id="attachment_685851" align="alignnone" width="300"] Liridon Latifi[/caption]

Menjëherë ka nisur puna dhe Miloti do të sjellë një “risi”. Në planet e tij pritet të futet edhe Kristjan Vulaj i cili ishte harruar nga Josa. Edhe Latifi do të rikthehet në fushë pas dënimit të marrë nga klubi. Me ta në fushë, sëbashku me Hoxhaj dhe Balaj, moduli pritet të ndryshojë teksa edhe Esat Mala do të jetë mungesa e madhe.

[caption id="attachment_685852" align="alignnone" width="300"] Kristjan Vulaj[/caption]

Formacioni i mundshëm i Vllaznisë për pjesën e mbetur të sezonit:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga