
Drita ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 kundër Gjilanit, ndeshje e vlefshme për Superligën e Kosovës. Derbi i Anamoravës është veshur me ngjyrën falë një dy golëshi të realizuar nga Betim Haxhimusa. Atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme dhe të besuarit e Gentian Mezanit nuk kishin ç'të bënin para furisë vendase.
"Intelektualët" dhe "Skifterat" dhuruan spektakël në shkallët e stadiumit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën vendasit ishin më të saktë duke arritur të konkretizonin si duhet me Betim Haxhimusën. Pas kësaj ndeshje Drita ngjitet në kuotën e 34 pikëve, aq sa dhe Prishtina e vendit të dytë.
Poll