Portieri i Dinamos, Simon Simoni po i surprizon të gjithë me paraqitjen e tij. “Gardiani” vetëm 17 vjeçar po bën mirë në mesin e shtyllave, ku ka dhuruar përformanca tejet të mira. Sa herë është aktivizuar ai, kryeqytetasit nuk kanë humbur asnjëherë dhe nuk kanë pësuar asnjë gol (ka luajtur 3 ndeshje).
Simoni u aktivizua ndaj Vllaznisë, teksa me pritjet e tij bëri që 90 minutëshi të mbyllej me porta të paprekura. E njëjta gjë edhe me Skënderbeun, me sfidën që përfundoi pa gola. Dje ndaj Kukësit u fitua 0-1 dhe një meritë për këtë rezultat e ka edhe portieri në fjalë.
Nëse Simon Simoni vijon me përformanca të tilla, nuk është çudi nëse do e shikonim në një klub të madh. Ajo që mund të thuhet me siguri është se ka cilësi të jashtëzakonshme.

