
Eduart Rroca prodhoi një tjetër paraqitje bindëse me Kukësin në sfidën e sotme delikate ndaj Teutës e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë (2-2). Për emisionin "Gol pas goli", mesfushori i verilindorëve u shpreh se do t'ia vlente heqja dorë nga fitimi i Kupës së Shqipërisë për titullin kampion.
"Pjesa e dytë zhgënjyese e Kukësit?Të jem shumë i sinqertë nuk i pashë golat. Shkova të bëja dush, sepse këtu moti është shumë i ftohtë.. Më thanë që u tërhoqëm. Çunat thanë se nuk e interpretuam mirë ndeshjen. Por si rezultat është i mirë dhe kemi dhe një ndeshje për të zgjidhur se kush do të vazhdojë më tej.
Përshtatja me ekipin e ri dhe lojën? Nuk jam akoma në 100% me nivelin. Sot provuam që dimë të bëjmë futboll. Goli i dytë shkoi bukur. Akoma më mirë do të ishte që shtylla ime të përfundonte gol. Në aspektin personal jam 100%, por jo në harmonizimin tim me ekipin. Treguam që mund të prodhojmë futboll të bukur.
Puna e asistuesit 'përçan' Shkurtajn dhe Reginaldon?Jemi profesionistë. Shkurtajn kam dy vjet që e njoh. Me Reginaldon kam luajtur dhe më parë. Nuk ka vend për xhelozi.
Titulli "sakrifikon" titullin?Për mua personalisht do të ishte më mirë të 'sakrifikoja' Kupën e Shqipërisë për titullin kampion. Klubi lufton për të dyja frontet. Mbetet të shohim se çfarë do të ndodhi deri në fund", u shpreh Rroca.