Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Asani për debutimin e tij: Emocione të papara, Sylvinho më komplimentoi për ndeshjen

Shkruar nga NEWSPORT
Asani për debutimin e tij: Emocione të papara, Sylvinho më

Nis me një humbje minimale rrugëtimi i Euro 2024 për Shqipërinë. Kuqezinjtë nuk ia dalin të dalin me një rezultat pozitiv nga Varshava teksa u mposhtën nga Polonia 1-0. Pas ndeshjes, për mikrofonat e Oversport, foli debutuesi Jasir Asani.

"Kisha shumë emocione, më thanë lojtarët ta marr me qetësi. Jam i mërzitur për ndeshjen. Pësuam një gol me një rast që mund ta evitonim. Bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe jemi krenar, patëm rastet tona por ky është futbolli. Të vazhdojmë të japim maksimumin.

Titullar në debutim? Kam folur gjithë javës, kam pasur shokë që kanë qenë lojtarë të trajnerit. Më kanë thënë që është pozitiv dhe trajner i madh. Besojmë se do të bëjmë mirë. Duhet të kontrollojmë emocionet në fushë. Kur mora ftesën ishte një emocion i paparë.

Çfarë note të vuri Sylvinho pasi kur u zëvëndëosve pati një shtrengim duarsh miqësor? Më tha të vazhdoj kështu sic kam luajtur dhe të vazhdojmë akoma të ndihmojmë kombëtaren të marri fitoren. Besoj se kemi dhënë maksimumin. Shpresoj që në ndeshjen e rradhës të marrim tre pikët pasi kemi një skuadër të mirë."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga