Shqipëria luajti dje kundër Çekisë në kuadër të kualifikueseve EURO 2024. Kuqezinjtë tanë barazuan 1-1, ndërsa në këtë takim shkëlqyen Ylber Ramadani dhe Jasir Asani. Dy ish futbollistët e Partizanit treguan një formë të shkëlqyer, duke i hapur jo pak punë çekëve.
Performancën e tyre e ka reklamuar edhe klubi i kuq. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kampionët krenohen me dy ish-ët e tyre duke shkruar: “Dy më të mirët e Kombëtares. Dy ish lojtarë të Partizanit. Kombëtarja është “top” me çunat tanë. P.M.T.P”.
Duket edhe si një provokim për rivalët e Superiores, duke treguar se nga “fabrika e kuqe” prodhohen vetëm futbollistë cilësorë që tanimë mbajnë një peshë të rëndësishme në përfaqësuesen kuqezi.
[caption id="attachment_705644" align="alignnone" width="751"] Postimi i klubit të Partizanit[/caption]