Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ASAMBLEJA LIVE / "E falenderojmë Qeverinë sepse na braktisi në këtë kohë pandemie", Armand DUKA zbulon të ardhmen e futbollit: Liçensimet e Superligës si Champions, ja prioriteti ynë

Shkruar nga NEWSPORT
ASAMBLEJA LIVE / "E falenderojmë Qeverinë  sepse na braktisi

Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së ka nisur këtë paradite punimet online, duke iu përshtatur kushteve të pandemisë. Në fjalën hapëse, presidenti Armand Duka nuk i ka kursyer ngacmimet, duke thënë se Qeveria e braktisi futbollin në momentin më të vështirë. Duka ka treguar edhe prioritetet e FSHF-së për futbollin e femrave dhe detyrimin që çdo klub i Superligës do të ketë dhe me ndihmën financiare nga buxheti i Federatës.

"Po mendojmë të përdorim VAR nga edicioni 2021-2022. Jemi në një proces ndryshimesh dhe iniciativash të reja për ekipet kombëtare. Reja është kryetrajneri ynë, pra është vendosur në krye të trajnerëve të ekipeve kombëtare. Synimi mbetet evidentimi dhe ndjekja e supertalenteve. Ne nuk jemi anëtarë formalë por aktivë në FIFA dhe UEFA.

Me Kosovën kemi marrëdhënie vllazërore dhe kemi nisur një projekt të rëndësishëm si kupa mbarëkombëtare dhe do e zhvillojmë pas pandemisë. I urojmë Kosovës kualifikimin në Europian. Dua të falenderoj të gjithë, si dhe Qeverinë për stadiumin e Kukësit dhe tokën ku ndërtuam shtëpinë e futbollit.

E falenderojmë Qeverinë edhe sepse na braktisi financiarisht tanimë në kohën e coronavirusit. Bashkëpunim inekzistent në aktivitetet futbollistike nga qeveria. Ndihmesë do ishte ligji i sponsorizimeve që nuk u bë sipas asaj që në propozuam. Zhvillimi i futbollit të femrave, fëmijëve dhe terreneve ku do zhvillohet ky aktivitet. çdo ekip që merr pjesë në Superligë do e ketë kusht që të ketë një ekip femrash, që do mbështetet financiarisht nga FSHF, si dhe me baza materiale.

Liçensimi për në Superligë do jetë i njëjtë si në Ligën e Europës dhe do ndiqet nga komiteti përkatës. Dua t'iu them që të ruajmë lojën dhe të zgjidhim çdo gjë brenda familjes. Shoh tendencë të disave për të shpërthyer pa i ditur gjërat.

Gabime dhe ngadalësi mund të ketë. Duke ruajtur dhe treguar vlerat tona dhe të FSHF-së, në qershor është 90 vjetori i këtij institucioni dhe uroj që ta festojmë duke luajtur në fushë. Kjo periudhë na ka bërë më të fortë, më humanistë dhe solidarë, vlera që duhen nxjerrë në pah", u shpreh Armand Duka mes të tjerash.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga