Gabriel Jesus ditën e djeshme tronditi gjithë Brazilin, pasi dëmtimi në gju e detyroi t’i jepte “lamtumirën” Kupës së Botës. Ky dëmtim nuk shqetësoi vetëm “Seleçaot” por edhe Arsenalin, i cioli do të vuajë kështu mungesën e sulmuesit, ku dëmtimi i tij është më serioz sëç duket.
Sipas "Daily Mail", liderët e Premier League mund të qëndrojnë pa yllin e tyre të paktën deri në mars, duke i dhënë një goditje të madhe shpresave të tyre për titull. Ai ka qenë vendimtar në formën e mirë të Arsenalit këtë sezon dhe është vlerësuar masivisht nga menaxheri Mikel, por spanjolli tani do të duhet të përballet pa 25-vjeçarin për një periudhë të gjatë kohore.
Jesus ka shënuar pesë gola në 20 ndeshje që kur u bashkua me Topçinjtë në verë për 45 milionë funte nga Manchester City.