Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Intervista/ Rrëfehet Arsid Kruja, që nga detyrimet financiare të Flamurtarit, te klubi arab që nuk luajti kurrë dhe synimet me Vllazninë

Shkruar nga NEWSPORT
Intervista/ Rrëfehet Arsid Kruja, që nga detyrimet financiare të

Arsid Kruja është rikthyer në këtë merkato vere te Vllaznia, klubi ku u krijuar dhe u rrit profesionalisht.

Pas një periudhe të vështirë të kaluar gjatë muajve të fundit, mesfushori shkodran tashmë ka nisur përgatitjet me kuqeblutë, me të cilët ka synim të rikthehet edhe një herë në formën e tij më të mirë dhe në shkëlqimin e dy sezoneve më parë.

Në një intervistë për "Newsport.al", Arsid Kruja rrëfen për ndërprerjen e kontratës me klubin arab, Hajer Club, tek i cili nuk luajti kurrë, ndonëse u ble për 70 mijë dollarë nga Vllaznia.

23-vjeçari u huazua te Flamurtari, por nuk shfaqi dot vlerat e tij për shkak të një dëmtimi që e përndoqi në momentin që shkoi në Vlorë, ndërsa para se të rikthehej në këtë merkato vere te Vllaznia, Kruja u aktivizua për një periudhë të shkurtër edhe te Laçi.

 

-Si e keni pritur kthimin te Vllaznia?

-Me shumë dëshirë. Pas një eksperience jo shumë të mirë u riktheva  dhe shpresoj të jap më të mirën, duke shpërblyer besimin e klubit dhe trajnerit.

-Si ndiheni fizikisht pas fazës së kryer në Mal të Zi?

-Kemi zhvilluar një fazë përgatitore mjaft të mirë dhe kemi marrë ngarkesat e duhura si fizike ashtu dhe taktike, pasi edhe klima në Berane ka qenë e shkëlqyer, po ashtu dhe terrenet sportive.

-Si ka qenë kjo periudhë për ju, duke qenë se keni qenë ndërmjet Laçit, Flamurtarit apo edhe Arabisë?

-Dua të falënderoj ekipin e Flamurtarit dhe të Laçit, pasi si në Vlorë, ashtu dhe në Laç ia kam kaluar shumë mirë dhe më kanë pritur mjaft mirë. Jam ndier si në shtëpinë time, por nga ana sportive nuk kam qenë në 100% tim.

-I keni mbyllur të gjitha çështjet me klubit arab, Hajer Club që ishte në zotërim të kartonit tuaj dhe çfarë është bërë me detyrimet që ju kishte Flamurtari?

-Me ekipin arab e kam ndërprerë kontratën dhe tani jam i Vllaznisë. Jam i përqendruar totalisht që të jap maksimumin dhe të bëjmë një përfaqësim sa me dinjitoz në kampionat. Për sa i përket detyrimeve te Flamurtarit, marrëdhëniet i kemi shumë të mira dhe besoj se do zgjidhet me marrëveshje.

-Çfarë prisni nga Vllaznia në këtë sezon të ri?

-Me fazën e realizuar në Mal të Zi, besoj se do japim shumë për këtë kampionat duke pasur parasysh se kemi edhe një motiv më shumë, pasi luajmë në një stadium të ri dhe pritshmëritë janë shumë të mëdha. Por me kontingjentin që kemi, mendoj se do të konkurrojmë çdo ekip. Asnjë skuadër nuk do ta ketë të lehtë të fitojë ndaj Vllanzisë këtë sezon të ri.

-Jeni i kënaqur me merkaton që ka bërë klubi dhe a duhet të bëhen të tjera përforcime?

-Nuk më takon mua të bëj një analizë për merkaton, por di se kemi një grup shumë të mirë lojtarësh. E mira s'ka fund, por edhe me këtë organikë që jemi, me besim mendoj se do të arrijmë lart.

-Një mendim edhe për stadiumin “Loro Boriçi” që tashmë është rikonstruktuar?

-Stadium perfekt dhe madhështor. Me pak fjalë, një stadium europian. Është kënaqësi të luash në këtë impiant, jo vetëm ekipi ynë, por çdo skuadër që do të jetë udhëtuese në Shkodër.

 

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga