Mediat botërore raportojnë se policia franceze ka arrestuar 43 tifozë rusë nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në përleshje me tifozët anglezë në Marsejë të premten. Agjencia e lajmeve, AFP ka cituar një zyrtar francez duke thënë:
“Përderisa po flasim për një operacion policor janë arrestuar 43 persona, të cilët kanë marrë pjesë në akte të dhunës në Marsejë. Kjo bëhet në mënyrë që ata mos të mund të bëjnë të njëjtën gjë në lojërat tjera".
Poll