
Skënderbeu kryeson Kategorinë e Parë me 2 pikë më shumë se Flamurtari dhe 3 më shumë se Dinamo e vendit të 3-të. Ndeshja e radhës e korçarëve do të jetë në transfertën e Lezhës.
Pengesa për arratinë do të jetë Beslidhja që renditet e fundit në klasifikim, por përveç diferencave që kanë në kampionët trajnerin Ivan Gvozdenovic e stresojnë 3 lojtarë titullarë.
Nikaj, Idrizaj dhe Moraesh janë parë të diferencuar duke u stërvitur veçmas. Kjo gjë ka shkaktuar stres dhe ankth në kampion korçarë përpara tranfertës së radhës.
Të tre lojtarët kanë shfaqur probleme fizike dhe gatishmëria e tyre ndaj Besëlidhjes mbetet në dyshim. Kujtojmë se Skënderbeu ka shansin e artë për të nisur arratinë duke përfituar kështu edhe nga përballja direkte mes Flamurtarit dhe Dinamos.