Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tetë mungesa kundër Tiranës, trajneri Cungu "arnon" formacionin anti-bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
Tetë mungesa kundër Tiranës, trajneri Cungu "arnon"

Vllaznia do të luajë kundër Tiranës, një ndeshje mjaft delikate për të dyja skuadrat, duke qenë se në këtë në takim mund të vendoset ekipi që do të mbijetojë në Superiore. Në kampin shkodran ka probleme të shumta, pasi së bashku me të larguarit, Cungu duhet të llogarisë tetë mungesa kundër bardhebluve. Zyrtarisht mungojnë Bakaj, Vrapi, Bicaj, Shtubina, Marku, Vecaj, Cicmil dhe Agoviç.

Në këtë mënyrë tekniku shkodran është i detyruar të kthejë në qendër të mbrojtjes mesfushorin Tafili i cili do të rreshtohet përkrah Gurishtës, Pjeshkës dhe Gocajt. Ndërkohë në mesfushë me gjasë do të aktivizohen nga minuta e parë Kruja, Krymi dhe Bardulla. Ndërsa në majë të sulmit do të jetë talenti Hebaj i mbështetur nga Çinari në të djathtë dhe nga Kalaja në të majtë.

Formacioni i mundshëm i Vllaznisë

Selimaj

Gurishta - Tafili - Pjeshka - Gocaj

Çinari - Kruja - Krymi - Bardulla - Kalaja

Hebaj

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga