Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Armand DUKA paralajmëron rinisjen e garës, FSHF bën hapin e radhës (PERFSHIRJA E CDO KATEGORIE)

Shkruar nga NEWSPORT
Armand DUKA paralajmëron rinisjen e garës,  FSHF bën hapin e

Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar sot Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme (online), në të cilën janë miratuar disa ndryshime pranë këtij organizmi. Në mbyllje të saj, presidenti Armand Duka ka lajmëruar një tjetër takim të shpejtë online, me të gjitha klubet e Superligës dhe Kategorisë së Parë e të Dytë, për të diskutuar për rinisjen e garës.

Ky është hapi i radhës që FSHF do të ndërmarrë në ditët në vijim, teksa pas takimit që përfaqësuesit e futbollit zhvilluan në Ministrinë e Shëndetësisë, ende nuk ka një përgjigje shteruese për kërkesën e rinisjes së garës sportive të ndalur prej Covid-19.

"Duke përfunduar këtë asamble, dua t'iu njoftoj se do të organizojme takim të tillë me klubet e Kategorisë Superiore, të Parë dhe të Dytë, për të diskutuar me to rikthimin e garës dhe aktiviteteve në Shqipëri. Do kemi një diskutim edhe për futbollin e fëmijëve dhe akademinë", u shpreh Armand Duka.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga