Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Armand DUKA i tregon "derën" Ançelotit: Largohet ai, jo Elseid HYSAJ

Shkruar nga NEWSPORT
Armand DUKA i tregon "derën" Ançelotit: Largohet ai, jo

Armand Duka ka folur për mediet italiane, teksa veç të ardhmes së Edi Rejës, ka cekur edhe situatën në klubin e Napolit, skuadër me të cilën luan Elseid Hysaj. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit për emisionin "Punto Nuovo Sport Shoë" është shprehur se trajneri italian është ai që do të largohet nga Napoli.

Duka ka folur me superlativa për mbrojtësin e linjës: "Ai është lojtari më i rëndësishëm i Kombëtares dhe kapiteni, ai është 100% i përkushtuar. Meriton më shumë te Napoli, kam parë edhe të tjerët, por në fund të fundit është Ancelotti që vendos. Ai nuk më tha asgjë për kohën te Napoli, donte të përqëndrohej në ndeshjet e Shqipërisë. Unë mendoj se nuk do largohet, nëse ndryshojnë trajner, do vijë një tjetër dhe do gjejë më shumë hapësirë".

Largimi i Ançelotit duket çështje kohe pasi italiani tashmë e ka humbur kontrollin e drejtimit të skuadrës. Edhe për këtë, Duka ka një përgjigje: "Unë nuk i di mirë problemet e brendshme, por nga ato që lexoj dhe shoh në televizion, Ançelotti nuk ka më asnjë autoritet në ekip. Është një një trajner i mirë, nuk ka asnjë dyshim, por kur këto gjëra ndodhin, ai që largohet është trajneri".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga