Futbollisti më i mirë për vitin 2023 në futbollin e meshkujve u shpall Arinaldo Rrapaj. Mesfushori i Partizanit mori çmimin prestigjoz në mbrëmjen gala të FSHF për ‘Më të Mirët 2023’. Ishte legjenda italiane Gianluca Zambrotta ai i cili i dorëzoi trofeun Rrapajt.
Në fjalën e tij pas marrjes së ‘Topit të Artë’, Arinaldo Rrapaj u shpreh mjaft i lumtur dhe falenderues ndaj shokëve të skuadrës si dhe ia dedikon këtë sukses familjes së tij.
“Për mua është një emocion shumë i veçantë. Falenderoj FSHF dhe ata që votuan për mua. Falenderoj Partizanin, presidentin Demi dhe shokët e ekipit pa ta nuk do të isha këtu sot. Falenderoj familjen time që më kanë qëndruar pranë në çdo moment”, tha Rrapaj.
Poll