
Komisioni i Disiplinës, ka dënuar dje lojtarët e Skënderbeut,Tefik Osmani dhe Hamdi Salihi me 10 dhe 8 ndeshje pezullim.
Të dy futbollistët do tëmungojnë në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës.
Në lidhje me këtë vendim , ka reagur dhe presidenti Ardjan Takaj.
“Çfarë të them? Nuk po marr vesh më asgjë tani. Nuk e kuptoj këtë që po ndodh me Skënderbeun”, thotë fillimisht numri një i klubit korçar, që nuk ka as besim për të apeluar për dënimet e dy lojtarëve të tij.
“Apel? Për Çfarë? Janë të njëjtët njerëz që vendosin”, është shprehur Takaj i zhgënjyer në “Sport Ekspres”.
Poll