
Tirana duket se e ka gjetur kurën anti-Laçi.
Kryeqytetasit luajnë pasditen e sotme aktin e parë të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë dhe ajo që bie në sy është fakti se tekniku Ardian Mema mund të luaj me të njëjtin formacion që hodhi në fushë pak javë më parë ndaj kurbinasve.
Tirana: Abibi-Kërçiku-Turtulli-Imami-Hoxhallari-Maveje-Karabeci-Kobina-Hasani-Greca dhe N'Goo.
Në krahun tjetër, tekniku Besnik Prenga pritet të përgjigjet me: Xhixha-Fangaj-Tord-Gjoni-Mersini-Eller-Jonuzi-Lushkja-Najdenov-Sefgjini dhe Xhixha.
Takimi mes Tiranës dhe Laçit është programuar për tu luajtur në "Selman Stërmasi" në orën 17:00. Ky i sotmi do të jetë takimi i tretë mes tyre në këtë sezon, ku 2 kanë folur në favor të kurbinasve dhe një ndeshje është mbyllur në barazim.