Ardian Mema, trajneri i Tiranës, në konferëncën për mediat përara ndeshjes së nesërme ndaj Teutës ka folur për disa çështje, duke filluar që nga merkatoja, por në të njëjtën kohë edhe deri tek forma e ekipit.
Në lidhje me një afrim të mundshëm të Mensah, Mema ka thënë se nuk është se klubet kanë negociuar së bashku, por është vetë lojtari që ka kërkuar të largohet.
Çështja Mensah dhe Merkato
"Lojtarët që vijnë në ekip duhet të bëjnë diferencën. S'kemi pasur këtë fat që të na vijë dikush. Kam dëgjuar një ekip ka marrë një lojtar që nuk luan prej 1 viti. Unë nuk mund ta marr, nuk më shkon. Secili ka objektivat e tij, katërshja e parë lufton për titull. Një lojtar që ka qenë i Partizanit (Mensah), nuk është se kemi negociuar klub me klub, por vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t'u larguar. Unë e pëlqeva dhe mendova të negocioj. Them se është e mbyllur. Do shikojmë në vazhdim, nuk them dot gjë. E ka shkruar media. Do ju njoftojmë për lojtarë të tjerë"
Takimi me Kamzën
"Në këtë ndeshje u rikthyen disa ngjarje të mëparshme, por kemi pasur edhe një lloj lodhjeje fizike. U ndërpre ndeshja me Flamurtarin, luajtëm ditën e dytë dhe ka njëfarë stresi psikologjik. Ndeshjet janë afër dhe kanë specifikën e vet. Plus na duhen edhe fitoret dhe kemi presion sa i takon rezultateve."
Lojtarët që mungojnë
"Më shqetësojnë të gjithë, lojtarët janë në terapi e sipër. Nga stafi më kanë thënë se do jenë gati, jo të gjithë. Kërçiku nuk do të jetë gati. Më shqetëson fakti që kur ekipi nis të luan mirë, një lojtar nuk mund të aktivizohet, dhe kjo pengon rritjen e ekipit dhe të individëve".
Përballja me Teutën
Do jetë një ndeshje shumë e fortë. Ata kanë kualitete. Jemi përgatitur dhe mendojmë për rezultat pozitiv. Nuk kënaqem kurrë me barazim, por vetëm me fitore. Gjithsesi ne mendojmë që të mos humbim dhe më pas të fitojmë ndeshjen. Shpresoj që ekipi të synojë fitoren, pasi Tiranës i duhen ndeshjet".
Objektivat
"Na duhet vazhdimësi dhe t'i marrim ndeshjet hap pas hapi. Duhet të rritemi si ekip, pasi është me rëndësi të fitojmë dhe të kemi një objektiv tjetër: që është ngjitja sipër, apo largimi nga zona e ftohtë".
Takimet e ardhshme
"Na presin ndeshje të forta. Duhet të punojmë shumë për menaxhimin e rezultateve dhe lojës. E them këtë pasi kemi shënuar shpesh herë të parët, por nuk kemi ditur ta menaxhojmë. Tani ka ndryshuar diçka në këtë aspekt. Tani mund t'i shohim gjëra disi më ndryshe".2