
Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka zbuluar edhe arbitrat e dy ndeshjeve të tjera që do të luhen në “Abissnet Superiore”.
Në përballjen Kastrioti-Kukësi që do të zhvillohet në Kamëz kryesorë do të jetë Kreshnik Cjapi, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Dorjando Myftari dhe Marjus Qose dhe në VAR do të jetë Klodian Prenga.
Ndërkohë në duelin tjetër që do të luhet në Rrogzhinë në “Arena Egnatia”, ku përballë do të vihen Egnatia dhe Laçi, arbitër kryesorë do të jetë Kreshnik Bajramaj. Ndihmës do të jenë Ani Kociaj, Xhuljo Mani ndërsa në VAR do të jetë Kridens Meta.
Poll