Trajneri i Tërbunit, Alert Alcani, ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook pas ndeshjes Tërbuni – Burreli ku ekipi i tij humbi me rezultatin 1-2. Trajneri i njohur ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarit të takimit, Silvio Dyrmishi, i cili sipas tij ka ndikuar direkt në humbjen e pukjanëve.
“Kam kaq vite ne kete dreq futbolli dikur duke lozuar dhe tani si trainer! Nuk arrij te kuptoj se si ne 2023 akoma ka njerez qe duan te bejn pis futbollin, sinqerisht me vjen keq nje albiter cun i ri me prespektiv dhe vjen dhe mer persiper te lozi me djersen e e sportistave tifozava, sinqerisht me vjen keq dhe me paftyrsin me te madhe me thot ne fund me fal e keni nga lart!
Kush esht lart? Lart esht vec zoti kujt i referohen kto me kte fjal, un jam i sigurt qe ato lart nuk kan kohe te meren me kto posht pasi kan pun plot per te ber.. po thjesht kto jan ca ordinera albiter qe vin dhe shiten per 2 lek dhe ky esht Dyrmishi nga Elbasani.”-shkruan Alcani.