
Abissnet Superiore do të rikthehet të luhet ditën e sotme. Skënderbeu-Laçi është takimi i parë për ditën e sotme që do të luhet në orën 16:45, ndërsa në orën 19:45 do të luhet klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia.
Newsport.al ka mësuar edhe gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në këto dy sfida. Në Korçë, FSHF-ja ka vendosur t’i besojë ndeshjen Skënderbeu-Laçi, gjyqtarit Florjan Lata i cili do të ndihmohet nga Denis Agaraj dhe Herald Lisaku. Në VAR në këtë takim do të jetë Juxhin Xhaja, ndërsa në AVAR do të jetë Emigers Ganxhi.
Në klasiken e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, FSHF-ja i ka besuar gjyqtarit që mban stemën e FIFA-s, Enea Jorgji. Arbitri nga Elbasani do të ndihmohet nga Ridiger Cokaj dhe Nertil Bregasi, ndërsa në VAR do të jetë Kridens Meta e në AVAR, Denis Rexha.