Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Arapi ka të vështirë ambientimin te Partizani

Shkruar nga NEWSPORT

Renato Arapi është një nga afrimet e pakta që ka bërë Partizani gjatë merkatos së verës. Por, lojtari dy ditë më parë ka pasur përplasje brenda skuadrës, ku çështjet më së tepërmi kanë qenë monetare. I kontaktuar nga "Sport Ekspres" ai ka folur mbi gjendjen aktuale, ndërsa ka bërë dhe një vlerësim të përgjithshëm të situatës që po kalon pas ndërrimit të ambienteve.

[caption id="attachment_3438" align="alignleft" width="300"]Renato Arapi kur luante për Skënderbeun Renato Arapi kur luante për Skënderbeun[/caption]

Ai ka qenë për gjashtë vite pjesë e Skënderbeut, ndërsa vjen te Partizani në një skuadër të re me mentalitet të ri, por me një fanellë që peshon shumë. "Jam afruar me dëshirë të plotë te Partizani dhe vetë kam insistuar që vij këtu. Jam shkëputur nga Skënderbeu ku 6 sezone nuk janë pak, por më tundon aventura e re dhe dua të bëj maksimumin me skuadrën e re në arritjen e qëllimeve që i kam vendosur vetes", ishin këto fjalët e para të durrsakut.

Ambintimi - "Ndërrimi i ambientit për çdo futbollist nuk është i lehtë aq më tepër kur ke kaluar gjashtë vite me një tjetër ekip. Jam në një fazë ambientimi dhe kam gjetur njerëz që më ndihmojnë, Kam marrëdhënie të mira me të gjithë dhe i falenderoj që po ma bëjnë punën më të lehtë. Partizani është një ekip i madh dhe ka fanellë që peshon. Kemi shumë detyrime ndaj tifozerisë dhe normalisht që po punoj që të përshtatem dhe të ndërthurem sa më shpejtë me shokët e skuadrës".

[caption id="attachment_6085" align="alignleft" width="300"]Trashi, Kalari, Vila, Krasniqi, Arapi, Batha Trashi, Kalari, Vila, Krasniqi, Arapi, Batha[/caption]

Pozicioni -Nuk është hera e parë që luaj në qendër të mbrojtjes, pasi e kam bërë edhe në kombëtare edhe te Skënderbeu kur ekipi ka pasur nevojë. Mundohem të jap më të mirën aty ku skuadra ka nevojë dhe ku më cakton trajneri që të luaj.

Besimi - "Të gjithë kanë shprehur besim të madh tek unë dhe më kanë thënë fjalët më të mira për ndeshjet e para me fanellën e të kuqve. Tani po mundohem të nxjerr më të mirën nga vetja që t'ia dalim mbanë për ndeshjen e kthimit në Hungari".

Ferencvarosh - "Takimi i parë ishte mjaft i rëndësishëm dhe ishte mëkat që nuk fituam, apo dyfishuam rezultatin, sepse i kishim të gjitha mundësitë. Në të njëjtën kohë jam i keqardhur për golin e pësuar. Një episod që duhet ta përmirësojmë dhe të mos i lejojmë vetes gabime të tilla. Sfida e kthimit do të jetë një tjetër histori. Ne na duhet të shënojmë edhe pse kundërshtari është i fortë, do të provojmë gjithçka, kam besim se do ia dalim mbanë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga