Partizani do zbresë sot në fushë për të nisur përgatitjet e Conference League. Demat në datën 15 qershor do nisen drejt Sllovenisë, aty ku intensivisht do marrin ngarkesën e duhur fizike për përballjen europiane.
Të kuqtë kanë rënë dakord për disa teste miqësore në token sllovene, teksa një prej tyre është edhe ajo me UTA Arad, skuadrën e elitës rumune ku bëjnë pjesë Idriz Batha dhe Erjon Hoxhallari.
Si Batha dhe Hoxhallari e dinë ndjesinë e derbit kundër Demave, në kohën kur kanë qenë pjesë e Tiranës. Veç saj, Batha ka qenë për disa vite edhe pjesë e Partizanit.

Poll