
Superkupa e Italisë , e para me formulën Final Four ndryshon datat por mund të ndryshojë edhe skuadrat pjesëmarrëse. Me kërkesë të Arabisë Saudite, ndeshja nuk do të luhet më në Jeddah në fillim të janarit, por në datat 21-25 të të njëjtit muaj, gjë që Napolit nuk e pëlqen dhe po mendon të tërhiqet nga gara, duke lënë Interin, Lazio. dhe Fiorentina e vetme .
Presidenti i klubit, Aurelio de Laurentiis është totalisht kundër këtij vendimi dhe shprehet se ndeshja duhet të luhet në Olimpico.
"A jeni idiotë? Të gjitha këto për të fituar disa miliona më shumë? Le ta bëjmë ndeshjen në Olimpico, pse duhet të shkojmë të shqetësohemi atje? Nuk është se dua të bojkotoj, thjeshtë thashë mendojeni", tha presidenti De Laurentiis.