
Që prej ditëve të para të janarit Apolonia është rikthyer ne fushën e stërvitjes duke menduar edhe për përforcimet për fazat e mbetura të kampionatit. Përveç largimeve, janë afruar dhe lojtare të rinj te ardhur në provë.
I ardhur në provë për të dytën herë te Apolonia është edhe talenti 19 vjeçar, fieraku, Kejsion Kumanaku. Në bazë të paraqitjeve shumë të mira ne gjirin e Apolonisë duhej rezervuar edhe një vend për Kumanakun, por deri më sot asnjë përgjigje nuk është parë nga ana e klubit. Me mosreagimin a tyre, klubi "mban peng" një talent 19 vjeçar.
Theksojmë që Kumanaku ka qenë më parë edhe pjesë e ekipeve të para të bardhekuqve të Bylis dhe skuadrës së Albpetrol.
Poll