
Ditën e shtunë në "Roza Haxhiu" do të luhet një nga sfidat më interesante për zonën e jugut, Lushnja - Apolonia apo siç njihet ndryshe derbi i Myzeqesë.
Apolonia ka një ecuri pozitive në kampionat teksa ka 4 javë pa humbje dhe ka bërë një ngjitje të mirë në renditje. Nga ana tjetër situata nuk ka qenë e mirë tek klubi i Lushnjes, të cilët kanë vuajtur mungesën e rezultateve që pas humbjes me Pogradecin (0-1) në 2 nëntor.
Në fazën e parë të kampionatit Apolonia u mposht nga Lushnja me rezultatin 1-2. Një ndeshje e cila nuk i shpëtoi polemikave dhe kontestimeve. Por që nga sfida me Lushnjen, fierakët në 9 ndeshje kanë vetëm 1 humbje, statistikë që tremb kundërshtarët të cilët në sfidën e së shtunës do të vuajnë dhe mungesa të rëndësishme si Smaçi.
Pas 10 javëve Apolonia qëndron në vendin e dytë me 20 pikë, ndërsa Lushnja në të 3-in me 19 pikë.